HomeSportTriumfoi Barcelona, Reali shkarkon Çabi Alonson pas disfatës së Superkupës së Spanjës

Triumfoi Barcelona, Reali shkarkon Çabi Alonson pas disfatës së Superkupës së Spanjës

Advertismentspot_img

Çabi Alonso nuk do të jetë më trajneri i Real Madrid. Lajmin e ka bërë të ditur Klubi një ditë pas disfatës në Superkupën e Spanjës.

Alonso mbijetoi në pankinën e Realit vetëm 232 ditë dhe 34 ndeshje, në një periudhë ku rrallëherë tekniku dukej në lartësinë e duhur apo të kishte mbështetjen e plotë të klubit.

Përplasjet e tij të vazhdueshme edhe publike me lojtarët, bënë që në fund të ishte ai që paguante për sezonin deri tani me shumë telashe të madrilenëve.

Real Madrid njoftoi se marrëveshja e ndërsjellë midis klubit dhe Çabi Alonsos, është vendosur t’i jepet fund etapës së tij si trajner i ekipit të parë.

Çabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë tifozëve të Madridit sepse ai është një legjendë e Real Madridit dhe gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular