HomeKryesoreRama në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi,...

Rama në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka bërë të ditur nisjen e këtij samiti që zhvillohet “nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”.

Po në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed” të iniciativave humanitare që kanë dhënë për ata qe kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ky forum global, i mbështetur nga Emiratet dhe kompania lider në energjinë e pastër Masdar, synon të adresojë sfidat më urgjente të qëndrueshmërisë në botë.

Gjatë eventit, vendet pjesëmarrëse do të zhvillojnë diskutime të përbashkëta për të përshpejtuar zhvillimin e përgjegjshëm dhe për të nxitur përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.

Gjatë kësaj vizite pritet të diskutohen projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me theks të veçantë tek energji e pastër, investimet strategjikedhe nismat që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm.

President i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, i ka akorduar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, medaljen më të lartë të vendit. Lajmin e bëri të ditur kreu i qeverisë, i cili u shpreh i prekur për atë që e konsideroi si një surprizë të paimagjinueshme dhe nderim të jashtëzakonshëm.

“Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, tha Rama.

Kujtojmë se Rama ndodhet në Abu Dhabi ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në këtë ngjarje ndërkombëtare marrin pjesë liderë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve globale për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet e zhvillimit të qëndrueshëm

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular