Këtë të martë, 13 janar, zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare.
Fillimisht në orën 12:00, takimi u mbajt me socialistin Taulant Ballën, e më pas rreth orës 14:00 me demokratin, Gazment Bardhin.
Fokusi i diskutimeve qëndron tek bashkëpunimi dhe dialogu në Parlament, por gjithashtu dhe përparimi i punës së Territoriales dhe Zgjedhores.
Kujtojmë se më 19 janar do të mbahet seanca e parë parlamentare e vitit 2026.
Seanca e fundit plenare e vitit 2025, e mbajtur më 18 dhjetor 2025, u mbyll me kaos e jehonë nga mediat ndërkombëtare për ngjarjet e regjistruara atë ditë.
Pati përplasje të forta verbale mes opozitës e mazhorancës, por dhe fizike midis demokratëve e punonjësve të Gardës së Republikës, teksa Endrit Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit.







