HomeRajoniAmbasadorët e BE-së takohen me Kurtin: Dialogu me Serbinë, kyç për integrimin

Ambasadorët e BE-së takohen me Kurtin: Dialogu me Serbinë, kyç për integrimin

Advertismentspot_img

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë, janë takuar këtë të mërkurë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temë diskutimi në takim kanë qenë zhvillimet paszgjedhore.

Në një postim në rrjetin social X, Oravi ka bërë të ditur se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke theksuar se ka reflektuar përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike. Ai theksoi se ambasadorët kanë nënvizuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re.

“Vlerësuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fuqishëm për parimet demokratike dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, shkroi ai.

Në takim është kërkuar edhe ratifikimi i shpejtë i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

“Bëmë thirrje për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve lidhur me Planin e Rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Po ashtu, theksuam se Dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian”, shkroi ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular