Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë dhe koordinatorët e strukturave të opozitës.
Raportohet se në fokus të diskutimeve ka qenë organizimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për më 24 janar.
Vendimi për datrën e protestës u mor disa ditë më parë, ndërsa Berisha ka bërë më herët thirrje për dalje masive të qytetarëve në shesh, për të kërkuar largimin e qeverisë.
Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë orën e protestës së paralajmëruar për t’u mbajtur në datën 24 janar. Ndryshe nga më parë, kur tubimi thirrej pas orës 18:00, mësohet se këtë radhë protesta e konsideruar kombëtare do të mbahet në orën 17:00 të së shtunës së ardhshme.
Protesta zhvillohet vetëm dy ditë pas seancës së Gjykatës Kushtetuese, ku do të diskutohet nëse zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të jetë apo jo e pezulluar, sipas vendimit të GJKKO-së.
Po ashtu, në datën 28, në Kuvend do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet për kërkesën e SPAK, i cili ka kërkuar lejimin e masës së arrestit ndaj Ballukut, që po hetohet për 11 tendera.







