HomeEkonomiMjekësia në Tiranë sa në Romë, anulohet tarifa për studentët italianë

Mjekësia në Tiranë sa në Romë, anulohet tarifa për studentët italianë

Advertismentspot_img

Është zyrtarizuar tashmë vendimi që u jep fund tarifave të larta për studentët italianë që kanë zgjedhur të studiojnë Mjekësi në Tiranë, duke ndjekur programin e përbashkët me universitetin të Romës, “Tor Vergata”.

Pas një debati të gjatë që nisi në mediat italiane, është vendosur që këta studentë të paguajnë të njëjtat tarifa si kolegët e tyre në Romë, duke i zbritur kostot nga 9 mijë e 650 euro që ishin më parë, në një vlerë që varion nga 0 deri në 3 mijë e 100 euro, varësisht nga niveli i të ardhurave familjare.

Ky ndryshim rrënjësor erdhi pas ndërhyrjes emergjente të ministres italiane të Universitetit, Anna Maria Bernini, e cila e cilësoi si të papranueshme pabarazinë financiare mes studentëve të të njëjtit program.

Ministrja u tregua e prerë me drejtuesit e universitetit “Tor Vergata”, duke kërkuar rishikimin e menjëhershëm të kontratës me universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, nën kërcënimin e heqjes së akreditimit për këtë degë nëse tarifat nuk do të unifikoheshin.

Rektori i “Tor Vergata” konfirmoi se pas bisedimeve me palën shqiptare, u arrit bashkëpunimi i nevojshëm për të garantuar të drejtën e studimit pa barriera ekonomike.

Sipas tij, ky reagim i shpejtë ishte i domosdoshëm për t’u siguruar 220 studentëve mundësinë për të vazhduar shkollimin e tyre pa u penalizuar nga vendndodhja gjeografike.

Nga ana e saj, ministrja Bernini e mbylli çështjen duke theksuar se qëllimi i këtij bashkëpunimi ishte zgjerimi i mundësive dhe jo krijimi i pabarazive të reja, duke e bërë Mjekësinë vërtet të aksesueshme për të gjithë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular