HomePolitikeRama në Abu Dhabi: Projekt mbi 1 miliard euro me Emiratet dhe...

Rama në Abu Dhabi: Projekt mbi 1 miliard euro me Emiratet dhe Italinë. Do i shesim Europës energji të gjelbër

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ekonomik në Abu Dhabi, foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për vendin tonë.

Rama tha se vendi që drejton bën hapa të rëndësishëm, sa i përket energjisë së gjelbër. Ai u shpreh se ka një projekt mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe Italisë, që kushton mbi 1 miliard euro. Sipas tij, me anë të këtij projekti, Tirana do i shesë Europës energji të gjelbër.

Në fund të vitit 2028, do të jemi plotësisht sovran, duke mos blerë energji nga jashtë. Ambicia jonë është që bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italisë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër, për t’ia shitur Europës. Është projekt mbi 1 miliard”, tha Rama.

Më tej, u pyet në lidhje me përfshirjen e Inteligjencës Artificiale, në çështje të qeverisjes. Rama deklaroi se tashmë 95 përqind e shqiptarëve marrin shërbime online dhe se janë hequr shërbimet në zyra. Kreu i qeverisë përmendi edhe ministren Diella, duke thënë se Shqipëria tashmë ka një ministre, e cila vepron si asistente online.

“E kemi nisur këtë punë tashmë. Nuk ka më zyra në Shqipëri, nuk ka radhë dhe kohë të humbur, e merr shërbimin online, kudo që ti je. Ne po e përdorim AI-në edhe që ligjet tona, të jenë në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian. Për të gjitha vendet, kjo ka qenë një punë tepër e madhe, ndërsa ne me Inteligjencë Artificiale, e bëjmë shumë shpejt dhe saktë. Ne kemi edhe një ministre të Inteligjencës Artificiale, është asistente virtuale”, deklaroi Rama.

I pranishëm në këtë forum ekonomik ishte edhe kryeministri malazez, Milojko Spajiç. Ai deklaroi se Mali i Zi gjithashtu i ka dhënë prioritetet AI-së dhe energjisë së gjelbër dhe synon integrimin në Bashkimin Europian.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular