Sali Berisha ka qenë pasditen e kësaj të marte në Lezhë, ku ka zhvilluar një takim me demokratët, në kuadër të 35 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike atje. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ai ka marrë një pyetje të drejtpërdrejtë.
“Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje.
Lideri demokrat u shpreh mes lezhjanëve se pasardhësi i tij nuk do jetë kurrë djali apo vajza, ndryshe nga çfarë është aluduar herë pas herë në media, se Argita Berisha Malltezi po përgatitet për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare.
Pyetje nga qytetari: Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta doktor, sepse jeni një person që keni dhënë prova në 2013 si një burrë shteti, e ke dorëzuar, por kam dyshimin se ke frikë se mos vjen ndonjë Lul tjetër, edhe për këtë ke arsye.
Lideri demokrat i siguroi anëtarët e Lezhës, dhe përmes tyre ata në gjithë Shqipërinë, se lideri i Partisë Demokratike do të zgjidhet nga vetë demokratët.
Sali Berisha: Të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk mund ta bej kurë, pasardhësin. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë.







