Një ngarkesë masive droge prej 6.8 ton, marijuanë dhe kokainë u sekuestruan të martën në Venezuelë, duke çuar në pranga 6 persona të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello detajoi se dërgesa kryesore përbëhej nga 238 pako, të cilat përmbanin gjithsej 14,280 pako.
Cabello deklaroi se operacione janë kryer edhe në Zulia, shumica e të cilave lidhen me sekuestrimin e drogës.
Procedura e parë që ai përmendi ishte arrestimi i tre personave që kishin 75 pako marihuanë dhe 39,450 kilogramë të së njëjtës substancë.
Operacioni i dytë ishte arrestimi i tre personave të tjerë që posedonin 50 pako dhe 50 kilogramë marihuanë në shtetin e Zulias.
Ai specifikoi se personat e përfshirë në të dyja rastet kanë lidhje me “mafian shqiptare që vepron nga Ekuadori” dhe se ai, si ministër, mban “një luftë të vërtetë kundër trafikut të drogës”.
Cabello shpjegoi se, duke bllokuar rrugët detare dhe ajrore, mafiat detyrohen të përdorin rrugë tokësore ku janë më të prekshme nga mbikëqyrja shtetërore.
Cabello theksoi gjithashtu se, operacioni rezultoi në sekuestrimin e 6,850.41 kilogramëve substanca të paligjshme. Dërgesa përbëhej nga 14,199 pako marihuanë (6,758.66 kg) dhe 81 pako kokainë (91.75 kg).
“Kjo është një goditje e madhe ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikimin.
As kokaina, as marihuana, as ndonjë drogë që shteti mund ta ndalojë gjatë rrugës nuk do të kalojë këtu”, deklaroi Cabello, duke theksuar se çdo konfiskim përfaqëson “heqjen e një pengese” të strukturës logjistike kriminale.







