nga Av.Hasan Metuku
Shqiptareve u vidhen parate e buxhetit te shtetit, pensioneve, ndihmes mjeksore dhe shkollimit, ato varfërohen, nuk kane siguri për jetën dhe pronën, dhe detyrohen të marrin rruget e veshtira te emigrimit për një jetë me të mirë.
Shumica jane te rinj që largohen por dhe të moshuar të varfer që u bashkohen femijeve ketu ne Amerike nëpërmjet vizës emigruese.
Ardhja tyre ne Amerike, apo vende te tjera pra behet e detyruar kryesisht nga varferia e pasiguria, te perzene nga vendi i tyre dhe nga qeveria e tyre.
Ata nuk kanë mjetet financiare për të mbështetur veten në vendet ku emigrojne pa u mbështetur në ndihmën e qeverisë.
Prandaj Shqiptaret regjistrohen ne mase e marrin ndihma nga fondet publike ne Amerike apo gjetkë.
Ne Amerike, sipas statistikave te administrates Trump, 46% e shiptareve marrin perfitime nga fondet publike?
Pra një në dy Shqiptare marrin ndihma nga shteti. Pse? Sepse jane te varfer!
Prandaj, Departamenti i Shtetit e perfshiu Shqipërine e Shqiptarët ne listen e vendeve me te varfera te Globit per te cilat pezullohet procesi i vizave emigruese deri ne nje rishikim te plote te politikave dhe rregullave per kete proces dhe per keto vende.
Shqiperia vend anetar i NATOs, shqiptaret pro-amerikane , të listohen me Sierra-Leone e Sirine qe ka 15 vjet ne lufte?!
Ky eshte nje turp i madh qe bie mbi Narko-Qeverine që zhvat shqiptarët! Qeveri me dy Zevendes Kryeministra nën hetim per vjedhje e korrupsion!
Nderkohe, Rama që u ben karshillëk Amerikanëve me kinezërira!
Shqiptaret nuk e meritojne kete qeveri qe i vjedh, i varferon, i debon dhe i gënjen!
Departamenti i Shtetit foli qarte se jane “nongrata”, nuk mirepriten dhe nuk do te lejohen te perfitojne nga taksapaguesit Amerikane, qofshin këto edhe familjare apo te aferm te qytetareve Amerikane.
Narko-Shteti proklamon integrim ne “Groenlande” ne 2030!
Per sa kohe qe Shqiptaret do mbajne ne krye Narko-Qeveri, ata do te vazhdojne te varferohen dhe largohen dhe rrjeshtohen ne njerez e popuj te varfer qe kerkojne lemoshe ku do qe te shkojne bashke me Sirianet dhe Afrikane e varfer.







