Informacion për qytetarët
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon pacientët, se në Njësinë e Radioterapisë, akseleratori linear, LINAC 1, ka shfaqur një problematikë në sistem ditën e sotme ku menjëherë pas njoftimit nga stafi është kërkuar asistenca e teknikëve të mirëmbajtjes. Pas ndërhyrjes teknike të kryer nga inxhinierët dhe zëvendësimit të një komponenti të akseleratorit, u realizuan të gjitha verifikimet mekanike dhe dozimetrike, si dhe kalibrimet përkatëse.
Këto procese u kryen me qëllim sigurimin e funksionimit të pajisjes në përputhje me standardet e kërkuara të sigurisë dhe cilësisë për trajtimin e pacientëve.
Ndërkohë, edhe akseleratori LINAC 2 është në funksion të plotë, pas ndërhyrjes së ekpertëve për defektin teknik në derën e bunkerit në të cilën kjo pajisje ndodhet.
Aktualisht të dy akseleratorët linearë janë në funksion dhe punojnë me kapacitete të plota për te ofruar trajtimet ndaj pacienteve.
Pacientët e Shërbimit Onkologjik informohen rregullisht për përditësimet në shërbim duke koordinuar me stafin mjekësor realizimin e terapive sipas gjithë protokolleve.







