HomeAktualitetEdmond Llabani emërohet drejtori i ri komanduar i burgut Durrës. Shkëlqim Hajdari...

Edmond Llabani emërohet drejtori i ri komanduar i burgut Durrës. Shkëlqim Hajdari dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm i Republikës

Advertismentspot_img

Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të burgut të Durrësit Indrit Cërloj, dhe gjithë zinxhirit komandues, është emëruar drejtori i ri komanduar i këtij institucioni.

Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Durrësit.

Po ashtu nga detyra janë shkarkuar edhe i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, konkretisht:

• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;
• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Nderkohe Ish-prokurori i njohur, Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Largimi i Hajdarit i tij ka qenë i papritur, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi. Burime konfidenciale thanë se dorëheqja lidhet se kryeministri do të emërojë një ish-deputet të PD në këtë post.

Shkëlqim Hajdari njihet për profesionalizmin e tij, si dhe një njeri pasionant për vlerat e traditës tiranase, por jo vetëm.

Ai ishte bashkëhartuesi i reformës së inspektoriatëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular