Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht hapjen e procesit të konkurrimit për disa pozicione kyçe drejtuese në nivel vendor dhe shefa komisariatesh. Sipas njoftimit zyrtar, ky proces synon nxitjen e konkurrencës profesionale, meritokracinë dhe përzgjedhjen e kandidatëve me integritet të lartë moral dhe profesional.
Pozicionet e lira për drejtorë vendorë
Gara është hapur për dy drejtori të rëndësishme në vend:
DVP Durrës: Pozicioni mbeti vakant pas transferimit të drejtorit aktual në një tjetër detyrë.
DVP Lezhë: Shpallet thirrja pas shkarkimit nga detyra të drejtuesit të mëparshëm.
Kandidatët e interesuar për këto dy pozicione kanë kohë të dorëzojnë dokumentacionin deri më datë 22 janar 2026.
Vakancat për shefa komisariatesh
Paralelisht, Policia e Shtetit kërkon drejtues të rinj për gjashtë komisariate në të gjithë Shqipërinë. Shumica e këtyre vakancave janë krijuar pas kërkesave të vetë drejtuesve për lëvizje në detyra të tjera.
Pozicionet e lira për shefa komisariatesh
Shef, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;
Shef, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;
Shef, në Komisariatin e Policisë Kavajë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;
Shef, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në Policinë e Shtetit dhe transferimit në struktura të tjera shtetërore;
Shef, në Komisariatin e Policisë Mat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;
Shef, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;
Për pozicionet e shefave të komisariateve, afati i fundit është data 23 janar 2026.
Transparenca dhe meritokracia
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka theksuar se i gjithë procesi do të monitorohet rreptësisht për të garantuar objektivitet.
“Konkurrimi do të zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke garantuar barazi mundësish për çdo kandidat që plotëson kriteret,” thuhet në njoftimin për shtyp.







