HomeKryesore2 vitet e ardhshme vendimtare/Rama e bën të qartë: Çdo draft që...

2 vitet e ardhshme vendimtare/Rama e bën të qartë: Çdo draft që vjen nga BE duhet miratuar! (Porosia për deputetët)

Advertismentspot_img

“Ju ftoj të jeni të përthyeshëm”, kryeministri: Në 2027-ën t’u themi qytetarëve “i mbyllëm negociatat”

 – Pas mbledhjes prej disa orësh me grupin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli gjatë për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas tij, kur përfaqësuesit europianë bëjnë propozimet e tyre apo vendosin piketat, ato duhen miratuar.

Rama tha se nuk ka diskutime përtej kësaj dhe se 2 vitet e ardhshme janë vendimtare.

“Kemi pasur deri më sot disa raste që në mënyrë të natyrshme, procesi i diskutimeve dhe miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE është vonuar apo marrë lehtë si një proces ku ne kemi lirinë të fusim duart sipas opinioneve tona. Ne nuk e kemi këtë liri, që të jemi të qartë, kemi lirinë që të negociojmë me BE-në.

Nuk kemi lirinë që pasi negociojmë, të diskutojmë, që do të thotë negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian negociohet me Komisionin, I imponohet qeverisë dhe vjen në Parlament. Kur vjen, duhet miratuar, jo diskutuar! Sepse që t’i hyjmë diskutimit të një ligjit ë tillë, dujhet të diskutojmë a duhet të hyjmë në BE apo jo.”https://www.youtube.com/embed/-XxJDKWfH-w?si=LH6m4L3nkhl9URuK

Më tej, nënvizoi një “gabim” që sipas tij e ka bërë dhe vetë, bashkë me kolegë në politikë.

“Marrin një draft dhe i referohen vendeve të tjera në BE, shiko se Franca nuk e ka, Gjermania…Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë dhe duke shpresuar se ju e dini që unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Sepse kur ngrihet kjo pyetje, përgjigja është se që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca. Ju jeni Shqipëria! Kushtet janë këto, nëse doni. Nëse s’doni, mund ta bëni si të doni!”, argumentoi kryeministri.

Sipas numrit një të kabinetit, nuk ka më kohë për të humbur kur vjen puna te procesi i negociatave, prioritet i këtij mandati qeverisës.

Vitet kalojnë shpejt dhe përgatitjet duhet të fillojnë tani në vazhdën e gjithë atyre arritjeve që kemi patur. Kur kemi marrë detyrën rrugët e Shqipërisë ishin tregje ushqimore e thertore.

Nuk besoj se është e vështirë që duke u kthyer pas në vitin 2013 të gjithë të kalonin në filmin e kujtesës gjënë e gjallë që therej në rrugë që nga kthesa e Kamzës. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë të ashtuquajtura që përveçse ishin lënë rrugëve ishin të kufizuara“, deklaroi ai.

Nisur nga objektivi për avancimin e shpejtë në këtë proces, u kërkoi deputetëve të Partisë Socialiste të jenë sa më në kontakt me qytetarët për çdo lloj problematike.https://www.youtube.com/embed/rL-lNLv4HaM?si=euPkeeGfyteHgk9R

“Duhet ta vazhdojmë me administratën e Kuvendit e cila kemi kohë që themi se duhet të modernizohet dhe duhet të mbështetet nga një transformim i rëndësishëm teknologjik, punë për të cilën me siguri do flasë kryetari dhe nga ana tjetër duhet të vendosim piketat për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Këto bashkë shkojnë në të njëjtin drejtim. Natyrisht asnjëra nga këto nuk pengojnë asnjë prej punëve të përbashkëta që bëjmë. Shërbejnë për t’u dhënë më shumë energji punës së deputetëve të cilët duhet të mos e ndërpresin, por ta artikulojnë edhe më mirë punën që vijuan pas zgjedhjeve.

Ribraktisja e territorit si zakonisht në të shkuarën, nuk duhet të jetë opsion për këtë grup parlamentar. Sa i përket kësaj do të flasim më konkretisht në Asamblenë e ardhshme. Dua ta theksoj këtë pasi besoj se 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë.

83 mandatet imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike duke nisur nga detyrimi që në fundin e 2027-ës ne të dalim para atyre që na i dhanë 83 mandate dhe t’u themi që ne e bëmë atë për të cilën iu kërkuam votën, i mbyllëm negociatat me BE, i mbaruam detyrat tona”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

/tvklan.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular