HomeAktualitetLISTA/Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezin, lë në...

LISTA/Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

Advertismentspot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sot, 16 janar, masën e sigurimit “sekuestro preventive” për pasuritë e Argita dhe Jamarbër Malltezit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

– Shuma monetare të sekuestruara në disa llogari bankare në euro, lekë dhe dollarë amerikanë, në emër të Jamarbër Malltezit.

– Apartament me sipërfaqe rreth 128 m², i ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Bodrum me sipërfaqe rreth 18 m², në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Bodrum me sipërfaqe rreth 28 m², në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Apartament me sipërfaqe rreth 195 m², i ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Apartament me sipërfaqe rreth 102 m², në zonën e rrugës “Mustafa Matohiti”, Tiranë.

– Apartament me sipërfaqe rreth 208 m², i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë.

– Pasuri e paluajtshme e regjistruar në zonën kadastrale 8270, Tiranë.

– Pasuri e paluajtshme në bashkëpronësi të Jamarbër dhe Argita Malltezit.

– Apartament me sipërfaqe rreth 346 m², me sipërfaqe të përbashkëta ndërtimi.

– Apartament me sipërfaqe rreth 356 m², me sipërfaqe të përbashkëta ndërtimi.

– Njësi shërbimi me sipërfaqe rreth 459 m², me sipërfaqe të përbashkëta.

– Njësi shërbimi me sipërfaqe rreth 379 m², me sipërfaqe të përbashkëta.

– Apartament me sipërfaqe rreth 375 m², me sipërfaqe të përbashkëta.

– Truall dhe vilë (apartament dupleks) me sipërfaqe ndërtimi në dy kate, përfshirë verandë.

– Njësi e ndodhur në katin përdhe të një godine shumëkatëshe, në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë.

– Kuota të kapitalit themeltar në një shoqëri tregtare në fushën e ndërtimit dhe projektimit.

– Kuota të plota të kapitalit themeltar në një shoqëri tregtare në fushën imobiliare.

– Kuota shumicë të kapitalit themeltar në një shoqëri tregtare në fushën e fitness-it dhe aktiviteteve sportive.

Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë ankimuar vazhdimisht sa i takon vendimit për sekuestrimin e 25 pasurive, prej 2 vitesh tanimë.

Në vitin 2023, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestron preventive për 25 pasuri në emër të çiftit të bashkëshortëve, përfshirë apartamente, vila dhe tri kompani, ku Jamarbër Malltezi zotëron aksione të rëndësishme.

Kujtojmë se Malltezi u vu në pranga në aeroportin e Rinasit më 21 tetor 2023, me kërkesë të SPAK. Masa e “arrestit në shtëpi” iu caktua në nëntor të 2023-it, pasi u mor i pandehur për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”, lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular