HomeEkonomiTaksën e mjeteve mund ta paguani 100% online përmes platformës e-Albania

Taksën e mjeteve mund ta paguani 100% online përmes platformës e-Albania

Advertismentspot_img

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka informuar këtë të enjte qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania, duke garantuar akses të plotë në pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike.

Në njoftimin për mediat, DPSHTRR thekson se synimi mbetet ofrimi i shërbimeve publike më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve, “duke reduktuar kostot, kohën dhe burokracinë”.

Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri.

Përfitimet për qytetarët:

Falë këtij shërbimi, rreth 770 mijë zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në:

-282 milionë e 975 mijë lekë të kursyera, si rezultat i eliminimit të paraqitjes fizike në sportelet e DRSHTRR;

-56 mijë e 146 ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes dhe udhëtimit për kryerjen e shërbimit;

-23 milionë e 100 mijë e 100 km rrugë të shmangura, nga evitimi i udhëtimeve mesatare vajtje–ardhje për shërbim;

-1 milion 617 mijë litra karburant të kursyera, me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular