Mes Selin dhe Lornës nuk kanë munguar debatet që nga fillimi i këtij edicioni.
Këto debate nuk kanë munguar, me të dyja vajzat që janë përplasur sërish gjatë ditëve të fundit.
Pjesë nga debati-
Lorna: Nuk kam shumë diskutim me Selin sa i përket kësaj çështje. Selin gjithmonë më ka ofenduar që në fillim, që nga nominimi i parë. Sa i përket marrëdhënies time me Mirin…
Selin: Po pse s’thua që je xheloze. Pse Miri, Miri, Miri? Hajde rri me Mirin. Ti je viktimë e fjalëve të tua.
Lorna: Ti ofendon non-stop dhe të duket vetja sikur je personi më e kulluar në këtë planet. Ti ke thënë që dua të jem nënë…
Selin: Jo gënjen.
Lorna: Je ti ajo që je xheloze. Mund të afrohem dhe të largohem sipas dëshirës time. Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët. Nëse e ke babanë e Big Brother, ç’të duhet ty se çfarë e kam unë atë. Sa i përket Keijsit, me të kam shkuar mirë që në fillim. Çfarë arsye ke ti, që sa herë unë flas me Mirin, ti xhelozon. Ç’të duhet ty nëse unë jam afër ose larg tij. Unë me Mirin kam raportin tim. Ti je ajo që je xheloze.







