HomeSocialeKushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat...

Kushte të favorshme atmosferike këtë të shtunë! Ditë me diell, por temperaturat zbresin në -3

Advertismentspot_img

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme me diell.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet të ketë mjegull përgjatë zonave luginore, duke ulur përkohësisht dukshmërinë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore herë pas here do të arrijë deri në 14 m/s.

Në det pritet valëzim i ulët, i forcës 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

moti1
moti 2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular