HomeKronikeOperacion i SPAK për mashtrimet me Call Center-at, raportohet për 10 të...

Operacion i SPAK për mashtrimet me Call Center-at, raportohet për 10 të arrestuar, 2 pronarë në kërkim

Advertismentspot_img

Një operacion i kryer nga SPAK ka çuar në arrestimin e disa personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve të dyshuar për mashtrime të organizuara përmes Call Center-ave.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton nga kontrollet e SPAK dhe BKH të zhvilluara ditën e djeshme, 16 janar, në disa zyra “call center” në Tiranë, janë vënë në pranga 10 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy pronarë të këtyre biznesve.

Lala raporton se hetimi që është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulle luksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, 17 janar, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Mësohet se veprimet janë realizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara.

SPAK nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimi vazhdon.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular