HomeKronikePërmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë...

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA” pas alarmit nga autoritetet evropiane

Advertismentspot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF)

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Produktet e identifikuara janë:

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027

AKU bën me dije se, pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë, sasia e produktit është bllokuar dhe do të asgjësohet.

Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes, duke shmangur përdorimin e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular