HomePolitikeBordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së,...

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld Euro, gënjeshtër që do vijnë palestinezët

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ftesën që i ka bërë Presidenti amerikan, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes. Kreu i qeverisë thotë se nuk janë të vërteta lajmet që në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, që Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro apo që palestinezët do të vijnë në Shqipëri.

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB. GËNJESHTËR! Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO. GËNJESHTËR! Palestinezët do të vijnë në Shqipëri. GËNJESHTËR”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, këto lajme janë “të pjella” nga “mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë”. Ai theksoi se ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe se për të personalisht ka rëndësi vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve. Sa i përket lajmeve, ai theksoi se janë “teneqera të zhurmshme të Shqipërisë së vjetër”, ndërsa qeveria po mundohet të ndërtojë një Shqipëri tjetër, “të dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe të respektuar botërisht”.

“E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani”, shkruan Rama në X.

Sot, 18 janar, kryeministri Edi Rama shpërndau ftesën që mori nga presidenti Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit.

Ai e ka ftuar Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë që të bashkohet si shtet anëtar themelues dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

Ai thotë se kjo arritje do të bëjë së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të paqes së përhershme. Sipas Trump ky nder është i rezervuar vetëm për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre.

Sipas Trump, Shqipëria ftohet që t’i bashkohet bordit si anëtar themelues dhe më pas të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes.

“Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar. Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ekzistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin”, thuhet në letrën e Trump.

Ndërkohë media amerikane Bloomberg, shkroi se në draft-statutin e Bordit, Presidenti amerikan, Donald Trump do të jetë kryetari i parë i këtij bordi dhe do të vendosë personalisht se cilat vende ftohen të bëhen anëtare. Vendimet do të merren me shumicë votash, ku çdo shtet anëtar ka një votë, por çdo vendim do t’i nënshtrohet miratimit përfundimtar të kryetarit, pra Trump.

Në dokument thuhet se çdo shtet anëtar do të ketë një mandat maksimal prej tre vitesh, me mundësi rinovimi vetëm nga kryetari. Megjithatë, ky kufizim nuk do të zbatohet për shtetet që kontribuojnë më shumë se 1 miliard dollarë cash brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e kartës. 

Trump do të ketë gjithashtu kompetencën për të miratuar vulën zyrtare të organizatës.

Bordi i Paqes do të zhvillojë takime votuese të paktën një herë në vit dhe në çdo kohë tjetër që kryetari e sheh të përshtatshme. Axhenda do të miratohet nga kryetari, ndërsa do të ketë edhe takime të rregullta pa votim me bordin ekzekutiv, të paktën çdo tre muaj. Trump do të ketë gjithashtu të drejtën të shkarkojë një anëtar, përveç rasteve kur dy të tretat e vendeve anëtare vendosin veto. Dokumenti parashikon edhe që kryetari të caktojë gjithmonë një pasardhës për postin e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular