Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Kristi u surprizua nga një letër e babait të tij.
Pas leximit të mesazhit, banori u duk i prekur emocionalisht dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia e BBV, por vendosi te mos ike.
Kristi u shpreh se kishte harruar ditëlindjen e babait, gjë që e bëri të reflektonte më shumë për marrëdhënien mes tyre.
“Kisha harruar fare ditëlindjen e babit, imagjino. Doja ta pyesja nëse është krenar apo jo. Unë harroj shumë gjëra shpesh, më kap shpesh melankolia.”
Ai tregoi se marrëdhënien më të afërt e kishte pasur me nënën, por brenda shtëpisë ka kuptuar se lidhja me të atin ka qenë më e fortë nga sa e kishte menduar.
“Dikur i thërrisja xhaxhi dhe më pas babi. Kam pasur marrëdhënie të afërt me nënën time, por këtu kuptova që kam qenë më i lidhur me babanë.”
Letra e babait, e cila e emocionoi Kristit, përmbante fjalë të forta mbështetjeje dhe reflektimi:
“Kristi, biri im, po ta shkruaj këtë letër me duar që më dridhen. Dua ta dish që s’ka pasur ditë të lehta për mua kur isha në emigrim. Shumë herë kam qarë në heshtje. Sot dua të të them ‘më fal’ për këtë mungesë.
Ke qenë një fëmijë i fortë dhe këmbëngulës. E di që ke kaluar ditë të rënda dhe nga tensioni harrove ditëlindjen time. Mos u mërzit, bir, ajo harresë tregon sa shumë po lufton.
Dhurata ime për ty është që ende nuk je thyer. Forca jote e brendshme është krenaria ime. Brenda atyre mureve mbyll sytë dhe më imagjino para teje me krahë hapur. Të dua më shumë sesa mund ta shpreh me fjalë dhe të pres me fitore.
Babi.”
Pas këtij momenti, Kristi u shpreh se po mendon seriozisht për vazhdimin e qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV.







