Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, me pasojë dy persona të plagosur.
Ngjarja u shënua rreth orës 22:00, në rrugën “Karl Topia”, në Sarandë.
Mjeti tip “Toyota”, me targa AB 054 SH, me drejtues Ervin Oruçi, nga Ksamili, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët, Albion Qendra, 22 vjeç nga Ksamili dhe Vlavi Aliu, 21 vjeç, nga Tirana.

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës, të dëmtuarit kanë shkuar në banesë.

Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.








