HomePolitikeVIDEO/Ervin Salianji sfidon Sali Berishën, mbush Pallatin e Kulturës së Lezhës me...

VIDEO/Ervin Salianji sfidon Sali Berishën, mbush Pallatin e Kulturës së Lezhës me simpatizantë të PD-së

Advertismentspot_img

Ervin Salianji mbush Pallatin e Kulturës së Lezhës me simpatizantë të PD-së

Pavarësisht akuzave që e kanë shoqëruar dhe e shoqërojnë çdo takim të tijin, Ervin Salianji sërish nuk i është ‘bindur’ urdhërit zyrtar të Berishës dhe Nokës dhe e ka zhvilluar takimin e tij me demokratët e Lezhës.

Siç duket dhe në fotot dhe videon e siguruar nga Alfapress.al, del qartë se as demokratët nuk i janë bindur thirrjes së PD-së për ta bojkotuar takimin e Salianjit, ndërkohë që i janë bashkëngjitur aktivitetit të tij.

Një ditë më parë PD zyrtare e akuzoi Salianjin se takimin e tij në Lezhë po ia organizonte kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, ndërkohë që Berisha vijon ta quajë atë të vetëpërjashtuar.

Krahasuar me foltoren e Berishës, këto takimet e ish-deputetit Salianji flasin më shumë me pjesëmarrjen e demokratëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular