HomePolitike“Nuk duhet të ketë kthim pas”, Ethem Aga: Protesta e 24 janarit,...

“Nuk duhet të ketë kthim pas”, Ethem Aga: Protesta e 24 janarit, jo vetëm e PD-së. Ejani për të mos ikur nga bulevardi!

Advertismentspot_img

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ethem Aga, i ka bërë një thirrje të fortë publike qytetarëve në prag të protestës kombëtare të PD-së, të paralajmëruar për datën 24 janar, duke kërkuar një mobilizim masiv dhe vendosmëri maksimale

Në një postim të gjatë në Facebook, Aga thekson se protesta e 24 janarit nuk duhet të jetë si protestat e mëparshme, as në formë dhe as në qëllim. Sipas tij, Shqipëria ndodhet në krizën më të thellë politike, ekonomike dhe ligjore, ndërsa koha po kthehet në armikun më të madh të qytetarëve.

“Ejani për të mos ikur. Mos të lëvizim nga bulevardi më 24”, u shpreh Aga, duke nënvizuar se numrat nuk mjaftojnë, por protesta ka nevojë për ide, vendosmëri dhe një qëllim të qartë se ku synon të arrijë.

Ejani për të mos ikur, protesta e 24 janarit, jo vetëm e PD-së

Protesta e 24 janarit nuk duhet të jetë si “të tjerat”, as në formë dhe as në qëllim. Vendi është në krizën më të madhe politike, ekonomike dhe ligjore,- tre elementë madhorë për të qenë i bindur në pjesëmarrjen e madhe, por numrat nuk mjaftojnë. Protesta ka nevojë për vendosmëri, ide dhe qëllim të pastër se ku do të arrijë. Mbi të gjitha qëllim të shfaqur. Edhe pse thirrja e protestës vjen nga Partia Demokratike, pjesë e së cilës jam edhe unë, nevoja që sheshi të mbushet edhe nga qytetarë të paangazhuar politikisht është e madhe. Flamuri kombëtar është më i rëndësishëm se çdo rëndësi e flamujve politik. Vendi është në rrezik dhe armiku më i madh që mund të na çojë në një shteg pa krye, është koha. Çdo ditë që kalon është më vonë se vetë e vona. Çdo orë që shkon mban në këmbë vetëm një qeveri të kurruptuar dhe që dikton fatin e keq të një populli të varfër. Çdo minutë që ikën është vdekje e ngadaltë e demokracisë, çdo sekondë e shkuar dëm, është shpresë e humbur për fëmijët tanë.

Pjesëmarrja!

Anëtarët, simpatizantët dhe çdo votues i PD-së e ka detyrë shpirtërore dhe detyrim moral të jetë në shesh. Ata kanë një vlerë të madhe pasi nuk mbajnë në jetë një parti, por frymën e opozitarizmit politik, pa të cilën Shqipëria do ishte de fakto në diktaturë. Nga ana tjetër, sot askush nuk duhet lënë vetëm në kauzat e ngritura. Nevoja është për masivitet qytetarësh mbetet sfida më e rëndësishme e cila duhet arritur. Pjesëmarrja e tyre nuk duhet parë si numër që mbush sheshin, por cilësi dhe mbi të gjitha shpresë se nuk janë aty vetëm për një rrotacion politik ngjyrash qeverisëse. Ata duhet të diktojnë devizën e humbur se kushdo që do të vijnë nuk përngjan me ata që do ikin dhe pse jo të kenë kërkesa që gabimet e së shkuarës nuk do të përsëriten kurrë. Ky vend nuk ka me nevojë për eksperimente. Prania e çdo qytetari të panagazhuar politikisht do ishte vlera e çdo proteste dhe besimi se demokracia, qeverisja e mirë dhe e drejta, nuk duhet të jenë domen i një grupi njerëzish politikbërës. Demokracia, liria, e drejta e pronës, konkurrenca e ndershme dhe drejtësia e pavarur, janë “pronë popullore” dhe jo element i dorëzuar në duart e pak njerëzve që qeverisin sot, apo që do të qeverisin nesër.

Vendosmëria

Qytetarët janë të lodhur dhe zhgënjyer. Pakënaqësia mbetet e madhe ndërsa shkëndija që pakënaqësia të derdhet në shesh në protestë nuk po shihet. Arsyet janë të shumta, disa prej të cilave nuk varen nga opozitarizmi politik, por kjo e fundit ka për detyrë që në plan të parë të vendosë qytetarin. Shembulli duhet dhënë nga vetja. PD ka vetëm një rrugë: vendosmërinë dhe krijimin e besimit se janë të gatshëm të sakrifikojnë për çdo kauz që shkon në shërbimin qytetar dhe jo në kalkulimet politiko-partiake. Ai shesh para kryeministrisë nuk duhet lëshuar. Vendosmëria për të arritur qëllimet duhet dhe kam besimin se do të jetë moto e PD-së, e cila sot ka një përgjegjësi të madhe para çdo qytetari. Qeverisja e tanishme i ka bërë dëme të mëdha vendit, përgjegjës i madh është ai që e shkakton, por përgjegjësi morale kanë edhe ata që forcën e tyre nuk e kanë përdorur mjaftueshëm për të ndaluar shkatërruesin. Përballje dhëmb për dhëmb me të keqen dhe shembull se gjithkush duhet të sakrifikojë. Çdo reagim dhe veprim kundër së ligës që ka mbërthuer qeverisjen në çdo qelizë e ind të saj, janë të përligjura për të arritur një të mirë publike. Qytetari në plan të parë, jo interesi i ngushtë politik! Ata, (qytetarët) janë vlera për tu mbrojtur. Çdo mjet demokratik duhet përdorur fort. Kthim pas nuk duhet të ketë! Sakrifica duhet nisur nga vetja!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular