Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç, nga përplasja e dy automjeteve.
Burime bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin Aron Zymaj është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gentjan Xhaferri, 23-vjeç
Në mjetin e 23-vjeçarit mësohet se udhëtonin si pasagjerë 23-vjeçari Leandro Fufi dhe 25-vjeçari Elinor Tusha, i cili na ndërruar jetë.
Policia bën me dije se Xhaferri dhe Fufi janë dërguar pëe ndihmë mjekësore të Spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa është shoqëruar në komisariat Aron Zymaj.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.
Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.







