HomeAktualitet“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria...

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit. PD letër Brahos: Hetoni pa vonesë rastin!

Advertismentspot_img

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit. Ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila vetëm një ditë më parë ia ka kaluar rezultatin e verifikimit KLGJ-së.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi vëtë të martë se kishte kryer të gjitha verifikimet në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka dhe rezultatet ia kishte përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor, vjen një reagim nga selia blu.

Kështu mësohet se brenda ditës së sotme, Partia Demokratike i është drejtuar me një letër drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-ut), Klodian Brahos, duke i kërkuar përfundimin pa vonesa të hetimit të saj për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thesohet se “përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit. Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor”.

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që sipas tyre “po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor.”

Në përfundim, opozita thekson se kërkon nga ana e Prokurorisë së Posaçme që “të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast. Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar.”

Më herët gjatë ditës së sotme, Prokuroria njoftoi se i ka kryer të gjitha verifikimet e mundshme brenda dhe jashtë vendit për gjyqtaren lidhur me deklarimet e bëra nga ajo në Formularin e Vetëdeklarimit dhe se rezultatet ia ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas të cilës, është organi përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit për gjyqtaren.

PD letër KLGJ-së dhe ILD-së për gjyqtaren Irena Gjoka

Pas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme këtë të martë, që deklaroi se kishte kryer të gjitha verifikimet për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, dhe se rezultatet i kishte përcjellë te Këshilli i Lartë Gjyqësor, reagoi Partia Demokratike. Opozita thekson se gjyqtarja ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin e saj dhe çdo vonesë nga institucionet përkatëse mund të dëmtojë besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë.

Në një shkresë zyrtare të firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, opozita kërkon që KLGJ dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë të veprojnë menjëherë për të konstatuar mbarimin e statusit të magjistratit të Gjokës. Sipas letrës, fshehja e informacionit mbi vendimin penal të marrë jashtë vendit dhe mosdeklarimi i tij në formularët zyrtarë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese, duke cenuar integritetin dhe transparencën e sistemit gjyqësor.

PD nënvizon se ligji nr. 95/2016, ligji nr. 96/2016 dhe nenit 6/1 i Kushtetutës janë të qarta: një magjistrat i dënuar nuk mund të ushtrojë funksionin e gjyqtarit. Çdo vonesë në zbatimin e këtyre dispozitave mund të krijojë pasoja të rënda për interesin publik dhe besimin e qytetarëve. Opozita thekson se KLGJ dhe ILD duhet të veprojnë brenda afateve ligjore dhe të respektojnë pavarësinë e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve, për të shmangur precedentë të dëmshëm.

Selia blu thekson rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë së magjistratëve, duke kërkuar që çdo rezultat i verifikimeve të përkthehet në vendim administrativ të qartë që të konfirmojë përfundimin e statusit të magjistratit të Gjokës. Sipas PD-së, mosveprimi i menjëhershëm jo vetëm cenon funksionimin e sistemit të drejtësisë, por krijon pasiguri ligjore dhe rrezikon interesat financiare dhe reputacionin e shtetit shqiptar.

Verifikimi nisi në vitin 2024 për gjyqtaren Gjoka pas publikimit për herë të parë të disa fakteve nga mediat greke për një urdhër dëbimi të dhënë nga policia e vendit fqinj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular