HomeEkonomiMalaj: Llogaria për pensionistët në BSH nis me 150 mln euro

Malaj: Llogaria për pensionistët në BSH nis me 150 mln euro

Advertismentspot_img

Teprica në buxhetin e vitit 2025 do të transferohet e gjitha në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve pranë Bankës së Shqipërisë dhe do të përdoret me Vendim të Këshillit të Ministrave, tha sot Ministri i Financave, Petrit Malaj ne Komisionin e Ligjeve ku u diskutua Akti Normativ Nr.11 për Buxhetin 2025.

Ministri nuk dha shifra rreth teprices së vitit 2025, por nga analizimi i të dhënave zyrtare të treguesve fiskale janë mbi 1 miliardë lekë që nuk kanë mundur të alokohen deri në ditët e fundit të vitit të kaluar.

“Nga një vlerësim paraprak që ka bërë Ministria e Financave, shuma që minimalisht parashikojmë që do të jetë e papërdorshme, pra është shumë minimale që ne parashikojmë që do të jetë e papërdorshme dhe që do të kalojë në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, është minimalisht 150 milionë euro”, tha ai.

Produkti i Brendshëm Bruto, në vitin 2024  u rrit me rreth 4%, ndërsa gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, rritja ishte 3.7%, duke u mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme, konsumi dhe investimet. “Ne parashikojmë që për vitin 2025 rritja ekonomike të jetë në masën 3.9%” tha ai.

Sa i takon Borxhit Publik, pritet të rezultojë nën 54% të Produktit të Brendshëm Bruto në fund të vitit 2025, duke regjistruar kështu dhe nivelin më të ulët të borxhit që prej vitit 2010.

Huamarrja Neto dhe Shpenzimet e parashikuara për Interesa nuk kanë pësuar ndryshime nga rishikimi më i fundit i Buxhetit.

Sa i takon të ardhurave nga tatimet dhe doganat, sipas të dhënave paraprake të vitit 2025, u realizuan në vlerën 496 miliardë lekë, rreth 39  miliardë lekë më shumë se viti 2024. Pra, me rreth 400 milionë euro më shumë se sa viti 2024, janë të ardhurat e realizuara nga tatimet dhe Doganat. Përsa i përket realizimit të planit vjetor, realizimi ishte në masën 99.3 %.

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin 2025, u realizuan në vlerën rreth 172 miliardë lekë, me një rritje prej 16.7 miliardë lekësh ose rreth 170 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024, apo me një rritje dyshifrore prej 11 %. Në krahasim me planin e periudhës kemi një tejkalim të planit me rreth 711 milionë lekë.

Në total, të ardhurat nga tatimet, doganat dhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas të dhënave paraprake, janë në vlerën 668  miliardë lekë,  rreth 55.8 miliardë lekë më shumë të ardhura të arkëtuara krahasuar me vitin 2024.

Pra, janë rreth 560 milionë euro më shumë të ardhura të arkëtuara në krahasim me vitin 2024. E parë në planin vjetor, masa e realizimit ishte 99.6%.

“Nëpërmjet këtij Akti Normativ ne parashikimin transferimin e të gjitha fondeve të papërdorura, siç thashë dhe pak më parë, nga ministritë apo institucionet buxhetore, fonde që do të kalojnë në llogarinë e posaçme pranë Bankës së Shqipërisë, për skemën e pensioneve, që më tej do të përdoren me Vendim të Këshillit të Ministrave duke mbështetur politikat e qeverisë për skemën e re të pensioneve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular