HomeBotaMeloni, shpresa për të shuar tensionet Evropë-SHBA. Tajani: Italia mund të jetë...

Meloni, shpresa për të shuar tensionet Evropë-SHBA. Tajani: Italia mund të jetë ndërmjetësuese për tarifat dhe Groenlandën

Advertismentspot_img

Italia ofrohet të luajë rolin e ndërmjetësimit mes SHBA-ve dhe Evropës edhe për çështjen e Groenlandës.

Kështu ka deklaruar për mediat vendase Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në prag të vizitës në Libi.

Sipas tij, çështjet e nxehta kanë nevojë padyshim për tryeza bisedimesh dhe Italia gëzon marrëdhënie të shkëlqyera si me SHBA-të ashtu edhe me Evropën, duke shtuar se rëndësi ka një rol pozitiv që çdo gjë të zgjidhet me dialog dhe pa konflikte.

Ministri i Jashtëm i referohet edhe çështjes së sanksioneve dhe luftës tregtare, duke theksuar privilegjimin e gjetjes së një marrëveshjeje mes palëve.

Tajani është shprehur se nuk është aspak situatë e lehtë, por besimplotë se dialogu do të prevalojë, sikurse ka ndodhur në çështje të tjera përballjesh delikate.

Më herët sa i përket deklaratave të Trump, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i quajti tarifat doganore si gabim duke thënë se kishte folur me presidentin amerikan për t’i dhënë mendimin e saj. Në të njëjtën kohë Meloni u përpoq të qetësonte tensionet midis SHBA-ve dhe Evropës.

Sipas saj ka një problem me komunikimin dhe mirëkuptimin pasi nga perspektiva e SHBA-ve, mesazhi nga përtej Atlantikut nuk kishte qenë i qartë.

Ndërkohë në takimet në Strasburg me Presidenten e Parlamentit Evropian, Metsola, Ministri i Jashtëm italian fokusin e ka pasur tek çështjet e krizave ndërkombëtare siç janë Groenlanda, Venezuelën, Gaza dhe Ukraina.

Në tryezë janë edhe tema diskutimi të rëndësishme të kontinentit tonë, përfshirë këtu procesin e zgjerimit të BE-së.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular