Gjatë vizitës në Krujë, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u ndal në Pazarin e Krujës, me artizanët dhe sipërmarrësit vendas, të cilët përmes punës së tyre ruajnë identitetin kombëtar dhe promovojnë produktet Made in Albania si vlera autentike për vizitorët vendas dhe të huaj.
Ministri thekson se mbështetja e artizanatit, e ekonomisë lokale dhe e turizmit kulturor mbetet një prioritet i rëndësishëm, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, punësim dhe promovim dinjitoz të Shqipërisë si destinacion me rrënjë të forta kulturore dhe potencial të madh turistik.








