HomeRajoniPresidentja Osmani takon ambasadoren greke, çfarë biseduan

Presidentja Osmani takon ambasadoren greke, çfarë biseduan

Advertismentspot_img

Presidenca tha se Osmani dhe Vakali diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim sot në 19 janar, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.

Presidenca tha se Osmani dhe Vakali diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal, si dhe perspektivën europiane të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me Athinën në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Greqia kanë marrëdhënie të qëndrueshme politike dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, pavarësisht se Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Athina mban një Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë dhe ka mbështetur Kosovën në fusha të ndryshme, përfshirë stabilitetin rajonal dhe integrimin europian. Takime të tilla konsiderohen të rëndësishme për forcimin e dialogut diplomatik dhe avancimin e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe rajonal.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular