Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar masën detyrim paraqitje.
Kreu i PD-së u prit nga shumë simpatizantë, teksa jashtë ambienteve të SPAK ndodheshin edhe disa nga deputetët demokratë.
Pas zbatimit të masës, Berisha dha një deklaratë për mediat.
Ndonëse Altin Dumani prej një muaji tanimë ja ka lënë stafetën Klodjan Brahos, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del “inati” me ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një deklaratë për mediat, pas daljes së tij nga ambientet e SPAK, aty ku dhe u paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij, Berisha lexoi dhe letrën që i la dhe kësaj here Altin Dumanit.
Ashtu sikurse dhe herët e tjera, kreu i Partisë Demokratike i ka shkruar Dumanit se është një “armik” i pluralizmit dhe Kushtetutës së Shqipërisë.
Duke e akuzuar sërish si avokatin e gjyqtares Irena Gjokës dhe bashkëpunimin që sipas Berishës Dumani ka me bandat kriminale, ai ka theksuar se ish-kreu i SPAK e ka dëshmuar se është “armik” i ligjit.
“Je një armik i egër i pluralizmit dhe Kushtetutës
Altin Troplinit, Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra.
Krimet antikushtetuese elektorale të dëshmojnë se je një armik i egër i pluralizmit, Kushtetutës dhe ligjit. Ky ishte dedikasa që i lashë unë sot për Altin Troplinin”, lexoi Berisha para gazetarëve.







