Ylli Manjani, juristi i njohur, ka folur këtë mbrëmje në Now në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, mbi verifikimin që Irena Gjoka, gjyqtarja e GJKKO-së, ka qenë e dënuar në Greqi.
Sipas Manjanit, edhe pse ky verifikim është zyrtarizuar nga Prokuroria e Përgjithshme, vendimet e dhëna nga Gjoka nuk preken.
“Zero. I prek zero. Në kuptimin e legjitimitetit i prek zero. Duhet ta kapim demin nga brirët. Si gjyqtare e Republikës ajo jep vendime. Vendimet e saj nuk janë të mbrojtura nga kritika publike. Unë mbetem kritik ndaj vendimeve të saj. Janë vendime shumë ekstreme në raport me gjendjen e ndodhur. Janë të stisura politikisht. Ato vendime janë për t’u kritikuar. Nëse ka një arsye për t’u marrë, janë duke thënë se vendimet janë të diskutueshme. Vendimet e saj kontestohen në Gjykatën e Lartë,” – tha Manjani.







