HomeKryesoreBizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë...

Bizneset paralizohen totalisht, nuk po shesin dot; AKSHI (e-Albania) nuk mban asnjë përgjegjësi

Advertismentspot_img

Prej mëngjesit të sotëm, aktiviteti i bizneseve është paralizuar, për shkak të mosfunksionimit të e-Albania.

Subjektet ankohen se nuk po arrijnë të bëjnë dot asnjë veprim, teksa nuk po nxjerrin dot as fatura për pagesa.

Burime nga tatimet thanë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që është përgjegjëse për mbarëvajtjen e e-Albania po punojnë dhe sistemi pritet të rregullohet së shpejti.

Ndërkohë që vetë AKSHI nuk përgjigjet, ndërsa në reagimin e parë për “Monitor” tha që sistemi është në rregull. “Na rezulton gjithçka në rregull, sapo e ritestuam”, thanë burime zyrtare nga E-Albania për Monitor.

Por, bizneset pohojnë se ata janë totalisht të bllokuar dhe nuk po arrijnë të kryejë asnjë veprim. “E-Albania hapet deri në njëfarë pike dhe pastaj rrotullohet”, thotë një ekonomist i acaruar nga ky problem që tashmë po zgjat prej javësh. Ai ka dërguar dhe fotot, teksa përpiqet që të hyjë në sistemin self-care, përmes të cilit bizneset mund të shohin të gjitha faturat e blerjes që vijnë nga furnitorët.

Bizneset nuk po arrijnë të bëjnë fiskalizim fature. “Nëse shkon tani në dyqan teorikisht ti nuk duhet ta marrësh shërbimin, sepse malli nuk del pa kupon por edhe arka nuk mund të arketojë pa kupon”, thotë një ekonomiste. “Pagesat e faturave të fiskalizuara nuk paguhen dot nga bankat e nivelit të dytë”.

“E albania hapet, por nuk punon self care nuk bën dot fatura as nga kasat”, thotë një tjetër biznes.

Kjo situatë po vazhdon që prej fundit të vitit të kaluar dhe bizneset nuk po arrijnë të punojnë të qetë, për shkak të problematikave që po hasin dhe ndërprerjes së vazhdueshme të shërbimeve.

“E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet”, thuhet në faqen e e-albania.

Por, realiteti po tregon se këto shërbime, në vend të lehtësojnë bizneset dhe qytetarët po kthehen në një makth për ta dhe për më tepër askush nuk po i sqaron apo të thotë se kur do të zgjidhet problemi. Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular