HomePolitikeQeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën

Advertismentspot_img


Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë, aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, pas ftesës së presidentit amerikan Donald Trump

Pas miratimit nga qeveria, vendimi tanimë i kalon Kuvendit për ratifikim. Ditën e enjte deputetët priten të mblidhen në seancë plenare për ta votuar.

Sjellim ndërmend se presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më herët këtë muaj planet për krijimin e një Bordi për Paqen (Board of Peace) për të mbikëqyrur zbatimin e një plani 20-pikësh për Gazën, një iniciativë që synon të çojë drejt paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Por në fokus të saj nuk do të jetë vetëm kjo çështje, por të gjitha konfliktet në botë.

Kryeministri Edi Rama pas marrjes së ftesës nga Trump, të cilën e ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, shprehu gatishmërinë e plotë për të kontribuar në këtë përpjekje.

Ai tha se ky angazhim i Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit do t’i përcillet së shpejti Kuvendit për miratim.

Ndërkohë dy ditë më parë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi se ftesa është një vlerësim i lartë që i është bërë Shqipërisë nga presidenti amerikan. Ajo kritikoi dhe reagimet e shumta që kanë qarkulluar në media dhe nga opozita duke hedhur poshtë deklaratat se anëtarësimi në bord është me pagesë.

Për këtë pati një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se është gënjeshtër që për t’u anëtarësuar në Bordin e Paqes duhen 1 miliard dollarë, se do të sillen palestinezë në Shqipëri apo se aty marrin pjesë të gjitha vendet e OKB-së.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular