HomeAktualitetVIDEO/Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë, takime mbi investimet në...

VIDEO/Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë, takime mbi investimet në ishullin e Sazanit

Advertismentspot_img

Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë.

Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.Ata do të zhvillojnë një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Sipas informacioneve do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.

Ai aktualisht ndodhet në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe pritet të ketë takime të rëndësishme për projektin e ishullit Sazan.

Sipas pritshmërive, miliarderi Kushner do të investojë shuma të mëdha parash në projektin luksoz që do ta transformojë ishullin e vogël shqiptar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular