HomeRajoni20-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, homazhe në Velani nën patronatin e...

20-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, homazhe në Velani nën patronatin e Presidentes Vjosa Osmani

Advertismentspot_img

Këtë të mërkurë shënohen 20 vite nga ndarja nga jeta e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me familjen Rugova dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Velani, duke vendosur kurora lulesh në nderim të figurës së tij.

Presidentja Osmani e cilësoi Rugovën si “atin themeltar të Republikës së Kosovës” dhe “arkitektin e pavarësisë”, duke theksuar se vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tanë strategjik brenda familjes euroatlantike. Nderimi për presidentin Rugova do të jetë i përjetshëm dhe vizioni i tij do të rrojë për aq kohë sa do të rrojë Kosova, përjetësisht,” u shpreh Osmani.

Në fjalën e saj, Osmani kujtoi se Rugova i dha gjithçka Republikës së Kosovës dhe ndërtoi vizionin për një shtet të lirë e demokratik, të integruar në strukturat euroatlantike.

Ajo theksoi se trashëgimia e tij politike dhe kombëtare mbetet një dritë udhërrëfyese për të gjithë ata që e duan Kosovën më të fortë dhe më të konsoliduar në familjen euroatlantike.

Bashkëshortja e ish-presidentit, Fana Rugova, falënderoi presidenten Osmani për organizimin e ceremonisë përkujtimore.

 “E falënderoj shumë presidenten Osmani për këtë ceremoni që realizoi për nder të presidentit historik të Kosovës, Rugova. Faleminderit shumë presidente për të gjitha këto aktivitete,” tha ajo pas homazheve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular