Naim Hasani, ish kreu i degës së PD Britani e Madhe e më pas i Koalisscionit Euroatlantik pas kalimit të vulës të Foltorja i ftuar në Top News ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ku veçmas i është përgjitjuar interesit të gazetares se çfarë aksioni politik pritet në vijim nga formacioni politik që aderon.
Zoti Hasani një atdhetar dhe aktivist i njohur i çështjes shqiptare në Britani të Madhe, por edhe një avokat me emër, gjerësisht i njohur jo vetëm për komunitetin shqiptar atje, pohoi se” Ndonëse nuk është zëdhënës i z.Basha, ai është i bindur se si një lider më vizion perëndimorë do të flas në kohën, momentin dhe situatën e duhur dhe do të bëjë publike alternativën e tij, por shumë gjera kanë ndryshuar që nga 11 maji kur doli rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri dhe koha do të jetë ilaçi më i mirë që do të sqaroj shumë gjera përsa i përket situatën në kampin opozitar.
Ndërsa pyetjes së gazetarës për protestën e datës 24 janar Naim Hasani iu përgjigj: -“Unë nuk mund t’i bashkohem udhëheqjes dhe oborrit të non gratave”.







