HomeRajoni“Prishtina 2030” sjell risi në Lojërat Mesdhetare me sporte të reja. Kurti:...

“Prishtina 2030” sjell risi në Lojërat Mesdhetare me sporte të reja. Kurti: Kemi nevojë t’i ndërtojmë 20 stadiume të futbollit

Advertismentspot_img

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, edicioni i 21-të i kësaj ngjarjeje sportive ndërkombëtare që do të zhvillohet në Kosovë dhe rajon, do të përfshijë një program të gjerë sportesh me 24 sporte të planifikuara të garës. Kjo listë përbëhet nga sporte të njohura ndërkombëtarisht, përfshirë si disiplina tradicionale olimpike ashtu edhe disa të reja për lojërat.

Nga këto sporte bëjnë pjesë sportet e mëposhtme: atletikë, boks, xhudo, karate, peshëngritje, mundje, noti, polo në ujë, noti me vela, lundrim, qitje, pingpong, tenisi, volejbolli, hendbolli, basketbolli 3×3, skermë, çiklizëm (rrugë dhe mountain bike), gjimnastikë (artistike dhe ritmike), badmintoni, karateja, taekwondoja, sportet e peshëngritjes, dhe sporte të tjera si futsalli, i cili është përfshirë zyrtarisht dhe do të zëvendësojë futbollin tradicional për U21 në këtë edicion.

Kosovapress shkruan se, përveç sporteve kryesore, Komiteti Organizatues ka rezervuar mundësinë e shtimit të 2-3 sporteve shtesë, si Baseball5, Canoe Sprint, Kickboxing ose sporte me skating, në varësi të propozimeve që do të pranohen më vonë.

Ky program shumëdimensional përfaqëson një nga ofertat më të gjera sportive në historinë e Lojërave Mesdhetare dhe çon përpara vizionin e organizatorëve për një ngjarje gjithëpërfshirëse dhe dinamike sportive.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për nevojën e zhvillimit të infrastrukturës sportive në vend, duke theksuar se Kosova duhet të investojë seriozisht në ndërtimin e stadiumeve të futbollit, në funksion të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Sipas Kurtit, projekti parashikon ndërtimin e 20 stadiumeve, të cilat do të jenë me kapacitete më të vogla, por të përshtatshme për nevojat e vendit dhe për ngjarjen ndërkombëtare që Kosova do ta organizojë së bashku me Shqipërinë.

“Kemi nevojë t’i ndërtojmë 20 stadiume të futbollit, jo sikur në Britani aq të mëdha, më të vogla tetë mijë deri në nëntë mijë ulëse sepse ne do t’i organizojmë Lojërat Mesdhetare 2030 së bashku me Durrësin në Shqipëri”, tha ai gjatë një diskutimi në panelin mbi demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen të zhvilluar në Davos.

Deklarata e Kurtit vjen në kohën kur po diskutohet intensifikimi i përgatitjeve infrastrukturore për Lojërat Mesdhetare 2030, një ngjarje që pritet të ketë ndikim të madh në sport, ekonomi dhe imazh ndërkombëtar të Kosovës./KosovaPress

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular