HomePolitikeRama: Të hënën e ardhshme, fjalim në parlamentin e Izraelit në të...

Rama: Të hënën e ardhshme, fjalim në parlamentin e Izraelit në të njëjtin format si Trump-i

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë Kuvendit se javën e ardhshme do të mbajë një fjalim në parlamentin e Izraelit, ose siç njihet, Knesset. Ai tha se ky është një nder që i rezervohet dhe do të realizohet në të njëjtin format si ai që kishte presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pak kohë më parë.

“Dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kem një tjetër nder të jashtëzakonshëm do i drejtohem Knessetit, parlamentit të Izraeli si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohëve presidentit të SHBA-ve si dhe një numri tejet të kufizuarve udhëheqësish të huaj në historinë e atij kuvendi, emrat e të cilëve mund të gjenden lehtësisht, por i japin një përmasë krejt të posaçme privilegjit që më është bërë mua dhe kësaj shumice qeverisëse që mbështetet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve për të folur në atë Kuvend”, tha Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular