HomeAktualitetFOTO+VIDEO- Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i...

FOTO+VIDEO- Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i shoqëron me këngën “Luleborë”

Advertismentspot_img

vanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës.

Në fotot dhe videot e publikuar shfaqen peizazhe natyrore, si deti apo gjelbërimi i zonës, si dhe pamjet nga larg të ishullit të Sazanit, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

vlore zvernec ivanka trump (1)

Kujtojmë që Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.

vlore zvernec ivanka trump (2)

Rama e takoi Ivanka Trump edhe në Vlorë, ku darkuan bashkë me delegacionin që shoqëronte Ivanka Trump.

vlore zvernec ivanka trump (4)

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Më pas, ata kanë darkuar në një restorant në Orikum. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë.

vlore zvernec ivanka trump (5)
vlore zvernec ivanka trump (6)

Ivanka Trump mbërriti dy ditë më parë, e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular