HomeKronike1300 policë në gatishmëri për protestën e PD para Kryeministrisë

1300 policë në gatishmëri për protestën e PD para Kryeministrisë

Advertismentspot_img

Partia Demokratike mban sot protestën e dytë kombëtare në orën 17:00, Raportohet se 1350 efektivë policie do të jenë të angazhuar në protestën e sotme, ndërkohë që ditën e djeshme policia ka njoftuar dhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit

“Nga ora 23:45, të ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali””, thuhet në njoftim.

Ndërkohë blutë u kanë bërë thirrje qytetarëve të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular