Tirana është tronditur para ndeshjes së sotme kundër Flamurtarit.

Klubi bardheblu njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, se një nga afrimet e reja në merkato ka pësuar një humbje të madhe.
Lojtari nga Kosta Rika, Fredi Alvarez ka humbur nga jeta vajzën e tij në mënyrë tragjike.
Nuk bëhen me dije detaje se çfarë ka ndodhur ndërsa rikujtojmë se Alvarez i sapoardhur në janar ka marrë direkt rolin e titullarit te kryeqytetasit.
Njoftimi i Tiranës
Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe







