HomeKronikeSPAK i akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pranga 3 punonjësve të...

SPAK i akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pranga 3 punonjësve të Policisë Orikum, mes tyre edhe shefi

Advertismentspot_img

Tre punonjës të Policisë Orikum janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit të policisë.

Sipas njoftimit të AMP-së, Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për efektivët me iniciale:

D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum

A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum

A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum

Sipas AMP-së, hetimet e SPAK kanë zbuluar se në shtator të vitit të kaluar, efektivët kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270,000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Hetimi u zhvillua disa muaj me metoda speciale në drejtim të SPAK, duke u mundësuar dokumentimi i veprimeve korruptive me prova ligjore.

Njoftimi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësve të policisë;

▶️ D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum;
▶️ A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum;
▶️ A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum;
të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular