HomeKulture“Beni ecën vetë” feston 50-vjetorin

“Beni ecën vetë” feston 50-vjetorin

Advertismentspot_img

 50 vjet më parë, më 26 janar të vitit 1976, u shfaq premiera e filmit “Beni ecën vetë”.

Filmi mban firmën e regjisores Xhanfise Keko (Artiste e Popullit) dhe u xhirua në vitin 1975 në Vithkuq, Drenovë e Korçë, me skenar të Kiço Blushit.

Kompozitori i filmit është Limos Dizdari, operator Saim Kokona, piktor Myrteza Fushekati.

Megjithëse kanë kaluar pesë dekada prej asaj date, ai mbetet në kujtesën e publikut, veçanërisht të atij brezi që u rrit duke parë në ekranin e madh dhe atë të vogël, Benin dhe aventurat e tij në fshat.

Filmi “Beni ecën vetë” është fitues i Kupës së Festivalit të parë të Filmit Shqiptar (1976) si filmi më i mirë dhe i pari film artistik shqiptar që është nderuar me çmime speciale në festivale ndërkombëtare filmi si në Film Fest Beograd (Jugosllavi – 1978) dhe Giffoni Film Festival, Salerno (Itali – 1978). Ndërkohë që, regjisorja Xhanfise Keko dhe skenaristi Kiço Blushi, janë fitues të Çmimit të Republikës (1979) për realizimin me nivel të lartë artistik të filmit.

“Beni ecën vetë” është një kthim te fëmijëria, te fshati, te rrugicat, lojërat e pafajshme, emocionet e vegjëlisë. Regjisorja Keko e solli me një gjuhë të thjeshtë, njerëzore dhe plot ndjenjë.

Në rolin e Benit, interpreton Herion Mustafaraj, me në krah disa prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare si Pandi Raidhi, Dhorkë Orgocka e Yllka Mujo.

Gjatë këtyre 50 viteve të jetës së tij, filmi “Beni ecën vetë” është pritur me mjaft interes edhe nga spektatori i huaj në Gjermani, Zvicër, Francë, Itali, Jugosllavi, Greqi, Turqi, Danimarkë, Algjeri, Austri, Spanjë, Norvegji e USA ku është shfaqur në festivale ndërkombëtare filmi. ATSH

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular