PD zhvilloi këtë të hënë foltoren e parë pa kryedemokratin Sali Berisha, i cili ndodhet në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg.
Në këtë foltore, e cila zgjati rreth një orë, demokratët vijuan akuzat për korrupsion në adresë të qeverisë.
Ndërkohë, deputeti Belind Këlliçi denoncoi dhunën që sipas tij, policët ushtruan ndaj protestuesve në protestën e së shtunës.
Këlliçi tha se policia fiku dritat në vendet që zhvillohej tubimi, me qëllim që të mos dokumentohej dhuna ndaj qytetarëve.
Deputeti paralajmëroi se PD do të vijojë aksionin e saj në terren, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin dhe të respektojnë qytetarët.







