HomeSocialeReshje shiu në të gjithë vendin, por rriten temperaturat! Ja parashikimi i...

Reshje shiu në të gjithë vendin, por rriten temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot

Advertismentspot_img

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura ndërsa pas orëve të mesditës mot me vranësira si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.

Pas orëve të mesditës reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 700-800 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Screenshot_1
Screenshot_2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular