Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar gjashtë milionë viktimat hebreje dhe duke ritheksuar përgjegjësinë e përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme pa dhunë dhe urrejtje.
Në mesazhin e saj në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane thekson se antisemitizmi nuk ka vend në botë. Duke cituar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, Ambasada shprehet se “antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në përballjen me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit.
Në deklaratë vihet në dukje edhe historia e veçantë e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit dhe humanizmit të shqiptarëve të zakonshëm.
Ambasada Amerikane vlerëson gjithashtu partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, duke përmendur miratimin vitin e kaluar të Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët. Këto praktika synojnë avancimin e drejtësisë dhe kompensimit për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne nderojmë gjashtë milionë viktimat hebreje të Holokaustit dhe ritheksojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të kujtuar të kaluarën dhe për të punuar drejt një të ardhmeje pa dhunë dhe urrejtje.
Siç ka thënë Sekretari Rubio, “Antisemitizmi nuk ka vend në këtë botë”. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për t’u përballur me antisemitizmin dhe shtrembërimin e Holokaustit. Ne e njohim historinë e veçantë të Shqipërisë si një nga të paktat vende të pushtuara nga nazistët ku hebrenjtë gjetën strehim, falë guximit të shqiptarëve të zakonshëm. Ne mirëpresim partneritetin e vazhdueshëm të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, siç është miratimi i saj vitin e kaluar i Praktikave më të Mira për Parimet e Konferencës së Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazistët, të cilat çojnë përpara drejtësinë dhe kompensimin për pronën kulturore të periudhës së Holokaustit”, thuhet në njoftim.







