HomeLifestyle“I neveritshëm…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton sjelljen e Keijsit: Po deliron, donte...

“I neveritshëm…”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton sjelljen e Keijsit: Po deliron, donte ta puthte me zor Stelinën

Advertismentspot_img

Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen” i ftuar sot në “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën shprehu mendimin e tij për Keijsin dhe dinamikat e tij në Big Brother VIP Albania 5.

Megjithëse shprehu se Keijsi dhe Stelina i pëlqenin si çift në Për’puthen, ai shtoi se sjellja dhe arroganca e tij ndaj banores brenda shtëpisë se Big Brother nuk i pëlqen fare.

“I neveritshëm. E kam parë Keijsin në “Për’puthen”. Më pëlqenin si çift me Stelinën. Në “BBV” nuk më pëlqen Keijsi, arroganca që ka treguar, sjellja me Stelinën, donte ta puthte me zor. Ai po deliron”, u shpreh ish-konkurrenti i Për’puthen.

Kujtojmë se Ina dhe Keijsi dhanë puthjen e parë të këtij sezoni në Big Brother Vip Albania. Pas një sërë dinamikash e ngjarjesh, duke qenë në qendër të vëmendjes çifti pranuan se kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ata shkëmbyen puthjen e tyre pas një debati me njëri tjetrin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular