HomePolitikeNdryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë, transparencën dhe mediat,...

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë, transparencën dhe mediat, përfshirë lobimin! Çfarë pritet sot në Kuvend

Advertismentspot_img

Këtë të martë, 27 janar, në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë mban seancën e radhës plenare, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe aktesh normative me ndikim të gjerë në sektorë kyç të vendit.

Në rendin e ditës përfshihen:

– Akte normative dhe ligje për buxhetin dhe energjinë, duke përfshirë ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2025.

– Projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin strategjik me Italinë në shëndetësi, energji, mjedis, industri dhe siguri, si dhe aderimin në traktatin për pronësinë intelektuale dhe protokolle për ndalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit.

– Ndryshime në Kodin Penal dhe sistemin e drejtësisë, duke përfshirë ligjet për gjyqtarët, prokurorët dhe organet e qeverisjes së drejtësisë.

– Ligje për sigurinë publike dhe shëndetin, përfshirë parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kontrollin e barnave narkotike dhe të lëndëve psikotrope, si dhe rregullimin e importit dhe eksportit të armëve.

– Rregullime për transparencën dhe mediat, përfshirë lobimin, konfliktin e interesit dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.

Seanca do të përfshijë gjithashtu diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Agjenda për seancën e sotme plenareShkarko këtu


Kujtojmë se në seancën e shkuar, me 110 vota pro, u miratua projektligji për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku socialistë e demokratë u bashkuan, pavarësisht debateve dhe tensioneve mes tyre.

Krejtësisht ndryshe ishte atmosfera e seancës së parë për vitin 2026, e cila u mbyll në kohë rekord pa diskutime konstruktive, pasi deputetët e opozitës vijuan me tonet e ashpra ndaj kundërshtarëve politikë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular